MSH thërret konferencë për media pas helmimit masiv me ujë në Deçan

Lajme

MSH thërret konferencë për media pas helmimit masiv me ujë në Deçan

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 16:52
Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë

Rreth 900 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes në Deçan.

Për këtë arsye ata edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Ndërsa, në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka thirrur konferencë për media në orën 19:00.

Sipas ministrisë, tema e konferencës do të jetë informimi për çështjen e rasteve të dyshimit të helmimit në ujë për qytetarët e Komunës së Deçanit.

Në konferencë do të flet edhe drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat