Shpresa Prindi jeton në Banjën e Runikut në Skenderaj.
Pjesë e kësaj familje ajo është që 6 vite kur u martua me Vladimirin që vjen nga komuniteti serb.
Ajo ka thënë se janë martuar me shkuesi.
“Me rëndësi është të shkosh mirë me të, nuk është me rëndësi nëse është serbe a shqiptar”, ka thënë ajo.
Shpresa thotë se përveq mosmarrëveshje të zakonshme në çift, ajo thotë se nuk kanë mospajtueshmëri për të kaluarën shqiptaro-serbe.