Vuçiq thotë nuk krahasohet ushtria e Kosovës me atë të Serbisë

Lajme

Vuçiq thotë nuk krahasohet ushtria e Kosovës me atë të Serbisë

Nga: F.B Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:33
Aleksandar Vuçiq

Duke komentuar paralajmërimin e Prishtinës se do të formojë ushtrinë e cila do të ruajë kufijtë e Kosovës, Aleksandër Vuçiq tha se “dihet çdo gjë që bënë Prishtina që është në kundërshtim me rezolutën 1244 përkatësisht me të drejtën ndërkombëtare për këtë shkak Serbia i kundërvihet kësaj” shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.

"Do të ia themi këtë partnerëve në Turqi për çdo gjë që ju kanë dhënë, por dua që njerëzit ta dinë e në jug thonë ‘ është e hollë si raki”, tha Vuçiq.

Ai falënderoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Stoltenberg, me të cilin ka biseduar dhe i cili ka respekt dhe qëndrim të qartë rreth kësaj çështje.

"Ushtria e tyre edhe e jona, e nuk duhet të krahasohemi, sepse ne duam të ruajmë paqen, nuk janë kategori e njëjtë. Kjo nuk është koha e viteve 90të, kjo është qielli dhe toka”, tha Vuçiq që shtoi se konsideron se Kosovës nuk i duhet posaçërisht ushtria, për ne është me rëndësi raporti i mirë me KFOR-in”, përfundoi ai.

Gazeta përkujton fjalët e gjeneral nënkolonelit Kadri Kastrati ish-komandant i FSK-së se Kosova do të ketë ushtri të aftë për të mbrojtur kufijtë.

Kastrati tha se pajisja me autoblinda nga Turqia për nevojat e FSK-së përbënë modernizimin gjithëpërfshirës dhe transformimin në Ushtri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Vuçiq tha se beson që dialogu me Prishtinën do vazhdojë gjatë gjysmës së dytë të korrikut në Bruksel.

Ai tha se do kërkohet siguri për Dragica Gashiç të kthyerën e vetme në Gjakovë.

“Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ajo pengon si simbol i kthimit. Ne faktikisht nuk kemi pushtet në Kosovë që nga 1999 dhe nuk kemi asgjë që nga 2008 kur shpallën pavarësinë, por luftojmë të paguajmë paga e pensione atyre njerëzve”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat