Ankohet Rusia: Gjermania po dërgon sasi të mëdha armësh në Prishtinë

Lajme

Ankohet Rusia: Gjermania po dërgon sasi të mëdha armësh në Prishtinë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:33
Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova i ka quajtur kontradiktore veprimet e Gjermanisë në lidhje me Kosovën.

Sipas saj, Berlini nga njëra anë paralajmëron se ka krim të organizuar në Kosovë, ndërsa nga ana tjetër, sipas saj, po dërgon sasi të mëdha armësh në Prishtinë.

Në llogarinë e saj në Telegram, Zakharova deklaroi se një letër i doli medias nga prodhuesi i armëve “Heckler and Koch” dhe Këshillit Federal i Sigurisë së Gjermanisë në lidhje me planet për të shpërndarë një seri tjetër të armëve automatike në Kosovë, me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

“E përsëris: ‘një tjetër’, që do të thotë se kjo nuk është hera e parë”, theksoi Zakharova.

Ajo tha se në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në pjesën e rekomandimeve për vizita në vendet e huaja, në lidhje me Kosovën thuhet se në Kosovë krimi i organizuar është i përhapur, se qindra mijëra njësi të armëve të vogla ilegale janë në duar të individëve dhe se faktorët që e kufizojnë përdorimin e tyre janë të ulëta.

“Kjo shpesh ndodh, kur, me ndihmën e klientëve perëndimorë, shteti sovran i nënshtrohet ndarjes së dhunshme me një qëllim, pa ndonjë bazë ligjore”, tha Zakharova.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat