Një deklaratë e gazetarit Valon Syla që i quajti mërgimtarët “gërrnaça” po bën që ende të ketë reagime nga shqiptarët që po vijnë nga diaspora, për pushime në Kosovë.
Derisa një mërgimtar i dërgoi porosi që të mos flistë blla blla, i tha se nuk ishte shqiptar por antishqiptar.
E sot, një mërgimtare me mllef iu kundërpërgjigj Sylës, duke i thënë se po të ishte në vend të tij, “do të hidhej në shole dhe do ta lëshonte ujin”.
Pas kësaj reagoi sërish Syla, i cili nuk kurseu ofendimet, duke thënë se mërgimtarët le të vijnë në Kosovë të pushojnë pak, pasi në diasporë pastrojnë WC-të.
“Oj ti grue, rri more knaqu se ke ardh në pushim. Boll keni la sholje e nevojtore të WC’së atje… pushoni knaqnu, edhe mësoni not se keni me shku në deti, po ju nxen naj taksirat…”, ka shkruar Syla.
Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga lexues, të cilës e kanë kritikuar ashpër atë për gjuhën e përdorur nga mërgatës.
Një lexues ka thënë se Syla është një ish korrespodent nga Beogradi, ku detyrë dhe obligim nga Serbia e ka luftën speciale në Kosovë duke nxitur përçarje ndërmjet shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në mërgim, përcjell Bota sot.
“Si duket këtij kllapushit, ish korrespodent nga Beogradi, detyrë dhe obligim nga Serbia e ka luftën speciale në Kosovë duke nxitur përçarje ndërmjet shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në mërgim! Serbia e di mirë se shtylla kurrizore e organizmit e quajtur Kosovë janë mërgimtarët! Thyerja e kësaj shtylle ka si pasojë paralizimin e Kosovës! Është koha AKI të parandalojë veprimtarinë destruktive të Valon Sylës ish korrespodentit nga Beogradi i cili në emër të ,,fjalës së lirë“ një kohë të gjatë zhvillon luftë speciale në Kosovën e pavarur! Zoti i bekoftë mërgimtarët! Zoti i bekoftë shqiptarët”, ka shkruar lexuesi Alban Demiri në Facebook.
Syla ka qenë korrespodent i RTK-së në Beograd, ndërsa që ka pasur deklarime nga Gani Geci se Syla ka prejardhje serbe.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga komentet.