Komanda ushtarake amerikan në Evropë i ka dhuruar Forcave të Sigurisë së Kosovës pajisje për zbulimin dhe mënjanimin e mjeteve eksplozive në vlerë 190 mijë euro, shkruan “B92” duke shtuar se amerikanët po vazhdojnë armatosjen e Kosovës, transmeton “Bota Sot”.
Gazeta serbe shkruan se lajmi është marr nga profili i ambasadës amerikane në Prishtinë, ku thuhet se ky donacion ka për qëllim forcimin e FSK-së për mbrojtjen më të mirë të banorëve të Kosovës.
“Duke falënderuar komandës amerikane të ushtrisë në Evropë, ambasada amerikan në Prishtinë ka bërë donacion sistemin për zbulimin rrezeve rëngën dhe pajisje të tjera për FSK-në që janë të vlefshme mbi 190 mijë euro” thuhet në publikimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Në kumtesë për donacionin ndaj FSK-së shkuan edhe se anëtarët e kompanisë për mënjanimin e mjeteve eksplozive kanë trajnuar pjesëtarët e FSK-së në mirëmbajtjen dhe përdorimin e këtyre sistemeve.
Mediet serbe i kanë bërë jehonë këtij publikimi duke e vlerësuar si armatim të siç thonë ata “shtetit të rrejshëm të Kosovës”.