Halil Geci: Edi Rama pagoi një kapelë 300 euro, kurse Naim Tërnava 17 euro një kilogram mish kurbani

Lajme

Halil Geci: Edi Rama pagoi një kapelë 300 euro, kurse Naim Tërnava 17 euro një kilogram mish kurbani

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:48
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, përmes një shkrimi dërguar në redaksi të gazetës, shkruan për kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Geci shkruan se Edi Rama ka blerë një kapelë të policisë në Shqipëri 300 euro.

Ai këtë shkrim e lidh Edi Ramën dhe kreun e BIK-ut, kryeimamin Naim Tërnava, i cili sipas tij, ka blerë një kurban 120 euro, ndërsa një kilogram mish 17 euro.

Në këtë shkrim Geci thotë se kapelat e Ramës janë lule dritë në krahasim me nxënësit e tij në Kosovë, Isa, Hashimi, Luta, Limaj e suhmë të tjerë.

“Kapuçat e Kristaqit janë lule dhe dritë në krahasim me nxënësit e tij në Kosovë Hashimi Isa, Luta, Limaj, dhe shumë tjerë milionerë e miliarderë që përmes kapuçave të mençur kanë arritur pasuri marramendëse thotë Pashku për një të vërtetë të kurbaneve dhe për milioneret dhe miliarderët e ri thotë: duhet me ua bërë ADN se be po të bëj se këta nuk janë gjak shqiptari”, shkruan Geci.

Shkrimi i plotë:

Kapuçi me mend vlen më shumë se 350 euro thotë Pashkë Merturi

Kur për një kapele polici në shtetin amë ka kushtuar 300 Euro nuk është për çudi ngase kapuçi i shqiptarëve pse jo edhe ata të policisë shqiptare nuk ka ardhur i vetëm, gjithmonë kapuçat vijnë te mbushur me plot mend, kjo nuk është për tu çuditur, ngase kryepolicët apo baca i tyre Kristaqi i Rilindjes gjithmonë merret me novacione të reja.

Si duket Kritaq Rama ka kryer shkollën e duhur për të prodhuar kapuça të mençur. Nga kjo shkollë e Kristaqit kanë dalur gjenerata gjithandej kah ka shqiptar, e sidomos Kosova e ka shkollën edhe ma të avancuar të kapuçave dhe të lojës gugjas..!

Lojën e kapuçave ka arritur ta avancoi edhe Kryeimami Naim Tërnava, ngase këtu ishte besimi ku shqiptarët e besimit islam i paguanin për një kurban 120 euro ku pastaj doli se parat e dhëna nga besimtaret ku ju besua Kryeimamit Tërnava e blen mishin në të njëjtin dyqan ku Kristaqi i bleu Kapuçat, kila e një kilogrami mish në Kosovë sillet më se larti në mes 6-7 euro kurse Tërnava e pagoi mbi 17 euro kilogramin por mos harroni se mishi i Tërnaves nuk është aq edhe i shtrenjtë, ashtu siç nuk janë të shtrenjtë as kapuçat e Kristaqit.

“E përmenda këtë rast të kurbaneve ngase së bashku me mikun dhe vëllain tim Halil Gecin nuk ndaj fe as ligje ku ka nevojë ndihmoi me aq sa mundem si në kisha ashtu edhe në xhamia kështu që disa herë kam dhënë para për kurbana Tyrbe kisha dhe xhamia.

Kjo që po e përmendi nuk është se po dua as ta nënçmoj askënd as ta lavdëroi por kur kryebesimtari qoftë prift apo hoxhë blen mish të mençur, pse Kristaqi të mos blej kapuça të mençur”.

Kapuçat e Kristaqit janë lule dhe dritë në krahasim me nxënësit e tij në Kosovë Hashimi Isa, Luta, Limaj, dhe shumë tjerë milionerë e miliarderë që përmes kapuçave të mençur kanë arritur pasuri marramendëse thotë Pashku për një të vërtetë të kurbaneve dhe për milioneret dhe miliarderët e ri thotë: duhet me ua bërë ADN se be po të bëj se këta nuk janë gjak shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat