Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka organizuar sot tryezë të rrumbullakët me temën “Të drejtat dhe siguria e pacientit”.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, ku u shpreh se si punëtorë shëndetësor nuk e kanë një ligj për të drejtat dhe përgjegjësitë.
"Jemi i vetmi shtet që nuk e kemi këtë ligj. Më në fund ka filluar, ka filluar koncept-dokumenti. Unë mendoj se ëshë keqinterpretuar për një kohë të gjatë që punëtorët shëndetësorë po kërkojnë paga.
Problemi kryesor është te kushtet e punës që automatikisht ndikon në cilësinë e shërbimeve dhe në siguri. Kushtet e punës janë ato që mjekët po shkojnë jashtë. Shifrat e ditës së sotme janë 72 mjekë për gjashtë muaj, kjo deri në fund të vitit do të jetë 150 mjekë" tha ai