Aktivisti shqiptar Kreshnik Spahiu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “fryrjen” e çmimeve në Shqipëri në sezonën verore.
Spahiu ka shpërndarë një foto të një kuponit fiskal ku shihet se një redbull i ka kushtuar 8 euro, apo ma saktësisht 1 mijë lekë.
Ky rast mendohet se ka ndodhur në Himarë.
Ndryshe, gjatë kësaj sezone verore ka pasur disa raportime të ndryshme për çmimet e “fryera” ne Shqipëri.
"Turizmi në Himarë, 8 euro një Red-Bull...
- Kush e ka fajin: Populli apo qeveria?", shkruan ai në facebook.