Jahja Kokajt i "niset" raketa në emision live

Lajme

Jahja Kokajt i "niset" raketa në emision live

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 21:18
Jahja Kokaj

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, iu është bërë një surprizë në emisionin ‘Natë Vere’ pas deklarimeve të tij për lansim rakete.

Atij iu është “lansuar” një raketë e improvizuar, derisa Kokaj ka ofruar shpjegime nga rrafshi i tij i studimit për lansimin e raketave.

Deputeti i VV’së mbrëmë për ‘Natë Vere’ ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe.

I pyetur nëse lansimi i raktës të ndodh përbrenda Qeverisë Kurti, ai ka thënë se ka gjasa të ndodh diçka e tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat