Detaje të reja për gjuajten me armë në Prishtinë

Lajme

Detaje të reja për gjuajten me armë në Prishtinë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 23:41
Policia e Kosovës

Mbrëmjen e kësaj të mërkure pati të shtëna me armë në rrugën “Gjon Serreçi” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet teksa banorët që jetojnë në këtë rrugë nuk po lejohen të hyjnë në shtëpitë e tyre pa u kryer hetimet.

Cak i këtij incidenti me armë ishte një makinë që nuk kishte njerëz brenda saj.

“Njësitet e policisë janë ende në vendin e ngjarjes ku dyshohet se janë shkrepur shtatë ose tetë plumba që i ishin drejtuar një makine. Policia nuk është duke lejuar që të filmohet nga afër teksa të njëjtit kanë konfirmuar de një person që ishte me një motoçikletë ka shtënë drejt një makine që ishte e parkuar teksa nuk ka asnjë person të lënduar”.

“Disa fëmijë ishin duke luajtur jashtë por të njëjtit nuk janë lënduar nga të shtënat teksa polica është duke hetuar rastin teksa disa banorë që jeton në këtë rrugë nuk janë lejuar të hyjnë në shtëpitë e tyre pa përfunduar të gjitha hetimet nga Policia e Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat