Janë liruar nga stacioni policor disa nga aktivitstët e PSD të arrestuar nga policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Natyra Kuçi.
“Nëntë nga të arrestuarit tashmë disa janë liruar… lirimi i tyre po ndodh një pas një “, ka thënë Kuçi.
Sot PSD ka mbajtur aksion para objektit të ish-Rilindjes, ku veturat zyrtare u shkruan me grafite. ‘Zhvatës’ ishte shkrimi që këta aktivistë shkruan në këto makina zyrtare.
Ndërkaq pas këtij aksioni, Policia arrestoi disa aktivist të PSD.
Sipas njoftimit të PSD’së, të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.
PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.