Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i është drejtuar liderit të AAK-së, Ramush Hardinaj me një kërkesë publike në rrjetin social facebook.
Miftari i kërkon Ramush Haradinajt që ta pyet Milan Radojçiçin, që sipas tij, është haver i Ramushit dhe Thaçit, se çka është puna e helmimit misterioz në Deçan.
Ish-agjenti thotë se informacionin që e merr le të ia jep Burim Ramadanit të AKI-së.
Miftari i drejtohet Ramushit si ‘komandant Marigona’.
Postimi i plotë:
Komandant Marigona, pse nuk e pyete Milan Radojçiçin, haverin tuaj edhe të Hashim Thaçit çka ke puna e qëti helmimit misterioz në ujin e pijes në Dugagjin?
Pyete mos po merr naj informacion të vlefshëm sa ja fut kot nga shpati së paku ta sheh hajrin edhe Burim Ramadani, haveri i juaj i AKI-së.
Nuk bën veç me marr informata nga AKI-ja (Burimi), por duhet me jep kajher me ndihmu edhe vet me naj informatë!