Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë namazi i Bajramit këtë të marte do të falet me kapacitet të plotë nëpër xhami.
Myftiu Naim Tërnava ka marrë vendim që namazi të falet në përputhje me masat kundër COVID-19.
Ai ka kërkuar të shfrytëzohen objektet përcjellëse dhe hapësirat përreth xhamive.

Ndërkaq, ka kërkuar që të shmanget organizimi i ceremonisë së faljes së namazit në ambiente publike sikur janë sheshet, stadiumet apo të ngjashme.