Lumir Abdixhiku mbështet protestën e PSD-së: E ftoj Prokurorinë ta hetojë këtë shpërdorim 2 milionësh

Lajme

Lumir Abdixhiku mbështet protestën e PSD-së: E ftoj Prokurorinë ta hetojë këtë shpërdorim 2 milionësh

Nga: M.L. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:03
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku konsideron se sot kishte dhunë policore gjatë arrestimit të zyrtarëve të PSD-së.

Ai në një postim në Facebook tha se pamjet e sotme të arrestimeve sollën dëshpërim.

“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik. Pamjet e sotme sjellin dëshpërim”, potencoi kreu i LDK-së.

Më tej, Abdixhiku shprehu mbështetje ndaj protestuesve të sotëm duke theksuar se kritika e tyre është e drejt.

“U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike - barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptim”, potencoi ai.

Kreu i LDK-së tregoi se si Ministër i Infrastrukturës kishte refuzuar të nënshkruante një kontratë të tillë, sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike.

“E ftoj prokurorinë - që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale - se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë. Mos keni frikë nga asnjë pushte”, përfundoi Abdixhiku.

 

Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë...

Posted by Lumir Abdixhiku on Friday, July 16, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat