Gjykata e Apelit në Beograd ka dënuar me 15 vjet burgim pjesëtarin e dikurshëm të APJ serbin Boshko Soldatoviq pasi u konfirmua se ai me 11 nëntor në Bogdanovci në Kroaci ka vra 9 persona civil shqiptar, 6 gra dhe tre burra, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.
Ngjarja u konfirmua të ketë ndodhur me 11 nëntor në vendin Bogdanovci në Kroaci, por nuk njoftohen detaje lidhur me këtë krim, përveç konfirmimit se bëhet fjalë për meshkuj edhe femra civil të nacionalitetit shqiptar që jetonin në këtë vendbanim.
Me këtë vendim është refuzuar ankesa dhe u bë i plotfuqishëm vendimi për dënime nga Njësia për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin Soldatoviç ish-ushtari i dikurshëm i Armatës Jugosllave Soldatoviç në dhjetorin 2020 ishte dënuar për veprën penale – krime lufte ndaj personave civil.
Pala e dëmtuar me qëllim të realizimit të drejtës së tyre pronësore edhe juridike kanë bërë denoncimin përmes procesit gjyqësor, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Ish-ushtari Soldatoviç është dënuar për veprat e kryera në kohën kur ishte pjesë e njësisë së policisë ushtarake të Brigadës së mekanizuar gardiste të APJ-sl, kur në pasditen e 11 nëntorit pas marrjes në kontroll të lokalitetit Bogdanovci në Kroaci nga ushtria jugosllave, me vetiniciativë pa urdhër dhe vendim dhe pa asnjë shkas në afërsi të zyrës së bashkësisë lokale me të shtëna ka vra 9 persona civil, duke i lënë të vdekur në vend, thuhet në akt-gjykim.