Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës së bashku me gjashtë Kompani të mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në sajimin e dëmeve eventuale si dhe në mbështetje të qytetarëve.
“Sipas informatave që kemi nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje”, shkroi Ahmeti në Facebook.
Sipas tij, tani për tani situata është nën kontrrollë dhe nuk ka vend për panikë.