Vuçiq para takimit me Kurtin: Dorëzimi nuk është opsion

Lajme

Vuçiq para takimit me Kurtin: Dorëzimi nuk është opsion

Nga: F. B Më: 19 korrik 2021 Në ora: 08:28
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiq sot herët ka udhëtuar drejt Brukselit për raundin e ri të bisedimeve në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës dhe ka deklaruar se “udhëtimet në Bruksel asnjëherë nuk janë të këndshme kur bisedohet me Prishtinën, por dorëzimi nuk është opsion”, shkruan “Novosti”s transmeton “Bota sot”.

Vuçiq do qëndrojë sot në Bruksel, shkruan gazeta serbe me rastin e raundit të ri të bisedimeve në nivelin e lartë, ku do të takohet me kryeministrin Kurti, në kuadër të vazhdimit të dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së.

“Asnjëherë nuk ishin të këndshme as udhëtimet, as qëndrimi në Bruksel kur duhej të bëhen bisedime me përfaqësuesit shqiptar. Por, për Serbinë është me rëndësi të ketë bisedime sepse me atë ndihmojmë popullin tonë në Kosovë dhe ruajmë paqen dhe stabilitetin”s tha para udhëtimit në Bruksel Vuçiq.

“Dialogu dhe bisedimet janë me rëndësi të veçantë sepse përbëjnë vazhdimësi të përparimit ekonomik të gjithë Serbisë. Në aeroplan përherë sikur kur je student, përsërit materien dhe përgatitesh për takime të rënda” tha ai, duke shtuar se – “dorëzimi nuk është opsion”.

Këtë deklaratë Vuçiq e publikoi në rrjetin social “Instangram” në profilin e tij në prag të fluturimit për Bruksel, shkruan “Novosti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat