Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar konsumatorët në komunën e Fushë Kosovës se për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme, është krijuar sërish turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, si pasojë janë detyruar të ndërprejnë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj duke filluar sot në orën 12:00-15:30.
Kjo krejt, sipas tyre, për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike.
“Njoftim,
Prishtinë, 19 korrik - Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, ju njoftojmë se , për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme , është krijuar sërish turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj jemi detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejmë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj duke filluar sot në orën 12:00-15:30.
Mbeteni të njoftuar deri në informacionin e radhës dhe në varësi të kushteve atmosferike.
Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.