Asfallti i sapo shtruar në një pjesë të komunës së Lipjanit, sipas matjeve të banorëve, del të jetë jo më i trashë se tre centimetra.
Dega e PDK-së në Lipjan, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza mbi qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Imri Ahmeti i LDK-së.
“Prokuroria duhet të ndërhyjë urgjent për të parandaluar humbjet dhe vjedhjen e buxhetit publik”, thanë ata.
Media është duke kontaktuar edhe me komunën e Lipjanit që të marrë një qëndrim nga ana e tyre lidhur me këtë akuzë të opozitës së atjeshme për cilësinë e asfalltit.
