Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka insistuar në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, Prishtina nuk dëshiron as të flasë për të.
“Unë insistova në Asocacion, kjo ishte pika e parë për të cilën fola. A mendoni se ata e përmendën atë?
Jo. Por- serbët kryen gjenodicë në 1878, për të mos përmendur se çfarë lloj letërsie sollën për ta mbështetur atë”, theksoi ai.