Duke ndjekur strategjinë e saj të re, Ambasada e Francës udhëheq një delegacion të profesionistëve të kulturës në Avignon. Synimi: depërtimi brenda atij që vuri themelet e suksesit të politikës kulturore franceze, Festivali i Avignon në korrik. Udhëtimi nuk mbaron këtu, pasi vazhdon në gusht dhe shtator në Hauts-de-France.
Ky ekuipazh i parë përbëhet nga marinarët në vijim : nën drejtimin e Donato Giuliani, Valon Ibraj, Anne-Sophie Veyrier, anëtarët e ekuipazhit, Florent Mehmeti, Adrian Berisha, Nita Zeqiri, Kreshnik Musolli, Jeta Musolli, Aulonë Nuhiu.
Anija e tyre është takuar me vapore të famshme kulturore: La Manufacture, Cloître des Célestins, la Patinoire, le Château, le Cloître Saint-Louis dhe shumë anije të tjera që kanë ndërtuar reputacionin e modelit kulturor francez.
Këto etapa u shënuan nga shfaqje të nivelit shumë të lartë (teatër, music-hall, vallëzim dhe kukulla bashkëkohore). Vazhdimi i aventurave të tyre në një postim tjetër!
Ky mision është organizuar nga Ambasada e Francës, në partneritet me Aleancën Franceze të Prishtinës, dhe mbështetjen e Povataj Group.