Grupi Kumanova uron Bajramin nga burgu

Lajme

Grupi Kumanova uron Bajramin nga burgu

Nga: Fatmir Reçica Llugaxhia Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:20
Grupi Kumanova

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Me kënaqësi të veçantë ju uroj të gjithëve besimtarëve të fesë Islame për festën e madhe të Kurban Bajramit.

Kurban Bajrami është i sakrificës, solidaritetit, ndimes së ndërsjelltë dhe shtrirja e dorës së miqësisë nëpërmjet të fuqizimit të besimit në zot dhe në cilësintë dhe vlerat njerëzore.

Mendja më shkon në radhë të parë tek
familja që u angazhuan kaq shumë dhe sakrifikuan gjithçka që kishin për mua.
Më shkon mendja tek familja ime dhe familjarët me të cilët ndajmë të mirën dhe të keqen, tek miqtë e shumtë, tek njerëzit që na mundësuan që sot të jetojmë të lirë, tek skamnorët që as në këto kushte nuk e humbin krenarinë, tek të sëmurët që nuk e japin shpresën, tek të uriturit që besojnë dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, tek gurbetçarët që drekën e përziejnë me lotët e mallit, tek ata që në këto kohëra të mbrapshta gjinden në Burgje duke u mbajtur pa fakte vetëm pse jan shqipëtar, tek njerëzit e vullnetit të mirë…

Zoti e bëft këtë Kurban Bajram fest në shtëpit tona, zemrat dhe popullin tonë,
Zoti e bëft të sotmen më të mir se të nesërmen dhe, të nesërmen më të mirë se të sotmen.

Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica Llugaxhia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat