Publicisti Rexhep Shahu mendon se po krijohjet një opinion e pershtypje sikur lirinë e pavaresinë e Kosoves do ta vendosin qeveritaret e sotëm në bisedimet që po ecin e ngecin me Serbinë.
“Po luftohet perdite e pernate neper studio e ekrane televizive me na binde se te ardhmen e Kosoves e te sotmen e saj e kane ne dore analiste e opinioniste qe bejne lufte idesh te vdekura e debat banal. Harrojeni, liria e pavaresia e Kosoves jane kryer, jane vendose, Serbia eshte debuar prej Kosove pakthyeshem”, u shpreh Shahu në Facebook.
Ai theksoi se përparimi i Kosovës është gjëja e vetme, shtetndërtimi i saj është gjëja e vetme qe kërkohet dhe se tallavatë e tjera jane inskenime të atyre që kujtojnë se qytetaret hanë fjalë.
“Serbia eshte munde njehere e mire dhe ne mes qershorit 1999 ka nenshkruar humbjen finale me shqiptaret. Ata qe hiqen si dragoj qe po e mbysin sot Serbine, jane grup tallavaje”, përfundoi Shahu.