Deputetja e PDK-së akuzon deputetët e VV-së: Po e mbrojnë qorras qeverinë

Lajme

Deputetja e PDK-së akuzon deputetët e VV-së: Po e mbrojnë qorras qeverinë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:27
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Ariana Musliu –Shoshi, po akuzon deputetët e Vetëvendosjes, për mostransparencë në çështjen e dialogut.

Madje ajo thotë se ndonëse sot propozoi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasportë, që zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, të raportojë për  negociatat, një gjë e tillë u refuzua, përcjell klankosova.tv.

”Deputetët e VV-së nuk janë në Kuvend që ta mbajnë qeverinë ne llogaridhënje por janë vetëm votë që mbron qorras qeverinë!

Pas më shumë se një muaj, sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ky komision e ka detyrë që të mbikqyrë procesin e dialogut. Bazuar në këtë të drejtë, si opozitë që nuk kemi ASNJË informacion sa i përket procesit të dialogut nga qeveria, propozova që të ftohet z. Bislimi në raportim në këtë Komision por me shumicë votash nga deputetët e pozitës u REFUZUA.

Pra, z. Bislimi NUK do të raportoj në këtë komision. Se çka do të thotë kjo për demokracinë e këtij vendi le të vlerësoj vet qytetari!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat