Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ftuar prokurorinë që të hetojë gjithë procesin dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen afera me kontratën 5 eurshe për tiketat ngjithëse të automjeteve, e cila u anulua sot.
LDK për më tepër e ka quajtur qeverinë aktuale si qeveri të paraktikantëve.
Komunikata e plotë:
Qeveri e praktikantëve! Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj - pas presionit publik - me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë.
LDK - Zyra për Informim