Në parkun e lojërave në fshatin Sushicë tek Graçanica sipas medieve serbe janë shkruar grafite si UÇK, “Shqipëria është këtu” edhe grafite tjera në gjuhën shqipe, ka njoftuar RTV “Kim” duke e cilësuar vandalizëm të këtij parku, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.
Grafitet “UÇK” janë të turpshme edhe skandaloze në parkun e lojërave dhe vazhdim i provokimit ndaj serbëve në Kosovë, shkruan “Novosti” duke shtuar se ekstremistët janë trimëruar me veprime të pandalshme , duke mos kursyer as frikësimin e fëmijëve.
Porositë e lëna janë si sugjerim se çdo gjë është shqiptare përfshirë këtu lojërat, poni, bari, betoni e lulet, vazhdon gazeta, ndërkohë që RTV Kim njofton se ky vendbanim është shumë etnik në afërsi të Graçanicës dhe nuk ka pasur deri tani asnjë inv=cident ndërnacional.
Lidhur me këtë rast siç ndodh zakonisht ka reaguar edhe Petkoviç drejtor i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, duke i vlerësuar të turpshme e skandaloze grafitet.
“Grafitet “UÇK” në parkun e lojërave janë të turpshme e skandaloze në Suhicë, po vazhdon seria e provokimeve ndaj serbëve, e në këto veprime nuk po kursejnë as frikësimin e fëmijëve “ ka shkruar ai në profilin e tij në Tviter.