Kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli i shoqëruar me bashkëpunëtorë kanë vizituar kompaninë Pastërtia.
Me këtë rast është bërë edhe pranimdorëzimi i 710 kontejnereve 120 litërsh.
Donacioni i përfituar nga Grandi i Performancës Për Mjedis të Pastërt nga MMPHI.
Të pranishëm ishin anëtarët e komisionit nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe të Infrastrukturës ( MMPHI): Bajram Kadriu, kryesues, Abdullah Pirçe anetar dhe Fatmir Bytyqi anëtar, ndërsa menaxher i projektit Ibrahim Balaj dhe zyrtari komunal per menaxhim te mbeturinave Gojart Bajrami.