Meteorologët tregojnë se çfarë moti na pret ditëve në vijim

Lajme

Meteorologët tregojnë se çfarë moti na pret ditëve në vijim

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale në disa rajone.

Në viset mesdhetare më nxehtë, ndërsa në viset kontinentale pak më freskët.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me intervale kohore të gjata me diell dhe nganjëherë me disa vranësira në disa rajone.

Temperaturat fillojnë të shënojnë rritje më të ndjeshme nga fundjava, ndërkohë në Maqedoni priten rrebeshe të izoluara, afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat