Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, bashkë me babain e saj Ganiun, kanë nënshkruar peticionin për ndërtimin e shtatores së komandantit legjendar Adem Jasharit në kryeqytetin e Kosovës.
Ish luftëtari i UÇK-së, Gani Geci ishte njëri ndër bashkëluftëtarët më të afërm të Adem Jasharit.
Lexojeni postimin e Gani Gecit:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, dje rastësisht i pash në sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” se po mblidheshin nënshkrimet për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet.
Bashkë me bijën time, deputeten e LDK-së, Marigona Gecin, nënshkruam pa hezitim peticionin për ngritjen e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Kërkojmë nga komuna e Prishtinës ose ta largoj trekëndëshin dhe në sheshin Adem Jashari të vendoset shtatorja ku emri i këtij sheshi u vendos në Kohen e Presidentit Rugova ose ta gjejnë një vend të përshtatshëm për vendosjen e shtatores së Komandantit Adem Jashari.