Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për gjuajtjen me vezë të kandidatit të LDK-së, Përparim Ramës që ndodhi gjatë ditës së djeshme.
Rama ishte duke mbajtur një tubim parazgjedhor në Vranjevc kur nga disa persona është gjuajtur me vezë.
Nga LDK-ja thanë se personat që e gjuajtën me vezë Ramën kanë thirrur “LVV-LVV”, por LVV-ja është distancuar nga ky sulm.
E për këtë, Miftari thotë se ngjan me kohën kur Adem Grabovcit dhe Bajram Gecajt u djegshin veturat, dhe kohën kur zyra e Hashim Thaçit ishte gjuajtur me molotov, derisa nuk e vranë Astrit Deharin.
Postimi i plotë:
Pasi LVV e ka të sigurt fitoren për komunën e zgjedhjeve për Prishtine pa balotazh diku 65%?
Gjuajtja me vezë kandidatin e LDK në Vranjevc kinse nga anëtarë të LVV-së, shumë e dyshimtë dhe ngjan shumë sikur koha kur dikush (SHIK-u) Adem Grabovcit të PDK, dhe Bajram Gecit të LDK kinse dikush po jua kallin veturat e tyre të përdorta besa edhe parlamentin zyrën e Thaçit e gjuanin skenar filmik me Zolla e Mollotov kinse këta të LVV" gjersa nuk e vranë Astrit Deharin!
A din naj kush a ka dijeni çka u bë me ato hetim nga ana e Policisë ku përfundoj hetimi!