Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vucic dhe kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev do të takohen më 28 dhe 29 korrik në Shkup.
Takimi do të jetë në kuadër të iniciativës së “Minishengenit”.
Përgjatë qëndrimit në Shkup, Rama, Vuçiq dhe Zaev do të marrin pjesë edhe në një forum ekonomik për bashkëpunim rajonal të organizuar nga odat ekonomike të tri shteteve.
Kosova nuk është duke marrë pjesë në iniciativën e “Mini Shengenit”.