Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Sabit Gecit i cili ditë më parë ka thënë se, Hashim Thaçi ka mujt me i parandalua poshtërsirat që janë bërë në Kosovë, por tash edhe ai është në burg.
Këto deklarata Geci i ka bërë pas raportimit të ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
E pas kësaj deklarate të Gecit, Naim Miftari thotë se, Geci dikur vriste në emër të Thaçit.
Sipas tij, Thaçi e kishte emëruar ilegalisht shef të Shërbimit Sekret të UÇK-së.
“Dikur vrante e kfjellte në emër të shefit të vet Hashim Thaçit, i cili e kishte emëruar ilegalisht shef të Shërbimit Sekret të UÇK në hije, por nuk po tregohet prapë i sinqertë (Qopa), e me pranua se Hashim Thaçi nuk i parandaloj këto gjëra negative pasi kishte agjenda tjetër i zbatonte agjendat e punëdhënëseve të vet, ata të shërbimit sekret Francez DGSE dhe të UDB Serbe e s’kishte kohë!”, shkruan Miftari në Facebook.
