Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku një autobus i Kosovës, me rreth 60 pasagjerë, doli nga rruga, duke shkaktuar 10 viktima.
Teksa iu shpreh se ngushëllimet të afërmve të viktimave, lider demokrat iu uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha.