Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe rreth 30 pasagjerë të tjerë të autobusit të kompanisë kosovare “Deva Tours”.
Media mëson se disa nga viktimat dyshohet të jenë nga rrethina e Gjakovës.
Dhjetë nga personat e lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ky autobus ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.
Spitali ku janë dërguar të lënduarit, nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa ishte duke vozitur.
Të gjitha viktimat e konfirmuara deri tani janë nga Kosova dhe gjendeshin në autobus kur ndodhi aksidenti.