Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, që po qëndron në Japoni, është takur me kryeministrin japonez Joshihida Sugo, prej të cilit ka kërkuar mbështetje për njohje të reja anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, duke e cilësuar Japoninë partner strategjik dhe duke e falënderuar për mbështetjen e deritashme, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
“Osmani ka falënderuar për mbështetjen në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes së ambientit dhe ka shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fushat tjera me interes të përbashkët, posaçërisht për shkak investimeve japoneze” është njoftuar pas takimit në Japoni .
Ajo ka drejtuar një kërkesë për mbështetje “ në lidhje me fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në organizata dhe njohjeve të reja”.
Japonia është vendi i 27-të që ka njohur Kosovën në mars 2008, sapo Kosova ka shpallur pavarësinë.
Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për bashkëpunim në shkëmbimin e studentëve në programe të ndryshme arsimore, ndërsa Osmani ka ftuar kryeministrin japonez të vizitojë Kosovën.
Presidentja e Kosovës sipas “B92” ndodhet në Japoni ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike në Tokio.
Njoftohet se Osmani se ka takuar edhe mbretin japonez Naruhito, ndërsa ka takuar edhe ka biseduar edhe me presidentin francez Makron, zonjën e parë të ShBA-ve Xhil Biden si dhe ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues nga vendet e ndryshme të botës.