Një viktimë nga Podujeva në aksidentin në Kroaci, dyshohet edhe për një tjetër

Lajme

Një viktimë nga Podujeva në aksidentin në Kroaci, dyshohet edhe për një tjetër

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Sinjali.

Viktima është Sevdail Rrushtemi nga fshati Pakashticë e Komunës së Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se ka dyshime se është edhe një viktimë tjetër nga Podujeva në këtë aksidenti, mirpo po i presin konfirmimiet zyrtare.

“Ka indikacione se është edhe një viktimë nga ky aksidnet, mirë po i presim konfirmimet zyrtare”, tha ai.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat