Serbët tregojnë qëllimin e Kosovës në dialog

Lajme

Serbët tregojnë qëllimin e Kosovës në dialog

Nga: F.B Më: 26 korrik 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Serbinë në bisedime me Prishtinën vetëm shqiptarët mund ta shpëtojnë sepse ata dinë vetëm një gjë, e ajo është se nuk duan asgjë, kjo është mundësia jonë ka thënë avokati Goran Pteronijeviç për “Sputnjik”, transmeton “Bota sot”.

Qëllimi i delegacionit të Prishtinës sipas vlerësimit të Petronijeviç është stimulimi i incidenteve ashtu që definitiv të ndërkrehen bisedimet dhe pastaj për këtë të fajësohen serbët. Për këtë shkak Beogradi duhet të jetë i kujdesshëm mos bie pre e provokimeve, sepse mbajtja e kësaj gjendje Serbisë i përgjigjet.

"Bisedimet kanë fituar situatë skizofrene, sepse asgjë nuk pyetet Brukseli vetëm Uashingtoni. Të përkujtojë se para zgjedhjeve amerikane thuhej se do ketë presione nëse fiton Biden, sepse nuk do ketë dallim në Bruksel dhe Uashington , që deri tash ishin në dobi tonën. Demokratët pas fitores, kuptuan se nuk mund të ndalen sepse ndikimi amerikan në botë ka pësuar rënie dhe ishin të detyruar të ndërrojnë taktikën”, tha Petronijeviç.

Kurti në takimin e fundit akuzoi Serbinë për tre gjenocide ndaj shqiptarëve që nga viti 1878, por avokati serbe Petronijeviç shtroi pyetjen sa përndjekje të serbëve janë kryer nga shqiptarët e le të bëhet shqyrtim për bashkëpunim me Gjermaninë naciste.

"Ky është vetëm trik i Kurtit për forcimin e pozitës së brendshme politike në vend. Nga ana tjetër, ai dëshiroi të shfrytëzoi rastin të tregoj hidhërimin në serbët”, tha ai.

Petronijeviç është i bindur se tregim tjetër është “kur ne e shqiptarët do bisedonim një me një pa rolin ndërmjetësues të fuqive të mëdha ".

"Ashtu do të ishte edhe me myslimanët në Bosnje dhe kroatët por raporti global amerikan neo-liberal nuk lejon që këto probleme të zgjidhe në Ballkan. Atyre ju konvenon jo stabilitetit dhe jo zgjidhje të problemit që eliminon mundësinë e përndezjes së konflikteve të reja”, konsideron Petronijeviç.

"Akuzimi i serbëve se janë popull gjenocid është më interes të fuqive regjionale edhe globale që duan të arsyetojnë tri pjesëmarrje kundrë të drjtës në konfliktet në Ballajn në vitet 1994 dhe me bombardimin e Srpskes në 1995 dhe në Kosovë në vitin 1999", tha Petronijeviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat