Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka polemizuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ishte Haradinaj që kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të sjell trupat e pa jetë që u aksidentuan në Kroaci.
Haradinaj ka thënë se dhimbja e ankthi po rriten.
E pas kësaj deklarate Miftari thotë se Haradinaj po ia fut kot.
Sipas tij, Haradinaj po flet hashamet.
Postimi i plotë i Naim Miftarit:
Ramush Haradinaj kërkesë Qeverisë: Sjellni trupat e pajetë, dhimbja e ankthi po rriten.!
--------------
Si urdhëro shoku ‘Sendviq’ se qeveria veç urdhërat e tu duhet me i dëgju dhe me i zbatu, sa fol hashamet e ja fut kot nga shpati, shko e vizitou te shoku Burdush se keni nevojë për ndihmën e këshillat e Burdush Shuptarit.??