Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Degës së LDK-së në Zvicër.
“Diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet aset i rëndësishëm për Kosovën jo vetëm në aspektin financiar por edhe atdhetar e shtet-ndërtues. Mërgata jonë e ka dëshmuar veten në kohërat më të vështira, para, gjatë dhe pasluftës në ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë për shtetin e Kosovës”, thuhet në një njoftim të LDK-së.
Në njoftim thuhet se temë e takimit ishte edhe regjistrimi i mërgatës për votim.
“Ne dhe mërgata jemi i njëjti trup me degë të shpërndara, jemi nga i njëjti trung dhe i njëjti gjak, andaj ata asnjëherë nuk janë pjesë e ndashme nga Kosova, janë pjesë përbërëse e familjes sonë të madhe, LDK-së. Gjatë takimit me Degën e LDK-së në Zvicër u diskutua edhe për regjistrimin e mërgatës për votim, prandaj rikthimi jonë është i pandalshëm! Pushime të këndshme në tokën tuaj, bashkatdhetarë!”, përfundon komunikata.