Këshilltari për media në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina ka publikuar një raport të UNDP-së për Pulsin Publik, ku thuhet se Presidentja Vjosa Osmani gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, Presidentja Osmani mbetet politikania që i qëndron besnik parimeve dhe premtimeve.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63.7%. Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash.
Presidentja Osmani mbetet politikania që i qëndron besnik parimeve dhe premtimeve. Një Presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!