Profesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti duke komentuar takimin e sotëm të “Forumit Ekonomik Rajonal” në Shkup, ka hedhur një varg kritikash në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Hamiti e ka pyetur Ramën se përse po i bën këto veprime duke e ditur se po dëmtohet Kosova.
“PSE EDI ? Pse herë me Shengena e herë me Opena, duke e ditur mirë e mirë se, me këto veprime po dëmtohet Kosova dhe populli i saj!! A e dinë Excellenca e juaj se, Serbia neve si qytetarë të Kosovë ende na detyron t’i largojmë targat tona te veturave me të hyrë në kufirin e Serbisë!!! Pra është kusht shkulja e targave të Kosovës për të hyrë në territorin e Serbisë! Prandaj, për çfarë “Openi” juve po flitini, kur ketë barrierë banale të kushtëzuar nga Serbia për udhëtarët tanë besoj se e dini që moti”, u shpreh ai.
Më tej, profesor Hamiti pyet Ramën se a nuk tregon mjaftueshëm ky veprim, se sa është e gatshme qeveria serbe ta pranoje realitetin e Kosovës?!
“E si rrjedhojë e kësaj që ju sot pa Kosovën u dakorduat, A nuk pate mundësi, të paktën e të paktës, ta bindni Vuçiqin, meqë ratë në ujdi trilaterishtë për “Open “, që ai të mos i detyrojë edhe më tutje qytetarët e Kosovës , që në çdo hyrje kufitare të Serbisë t’i i largojnë targat e veturave me identifikim te Kosovës ?! PS. Nuk besojë se ka njeri normal që nuk e donë lëvizjen e lirë, por jo edhe një lëvizje, e cila për dikë është asfalt e autoudhë, ndërsa për pjesën tjetër mbetet rrugë e pashtruar dhe me gjemba!? Nuk jemi për ta dëmtuar askënd, por jo edhe për tu lëvizjen për veten tonë me vetëdije!”, përfundoi Hamiti.