Gjuriq shqetësohet me atë që po ndodh në Kosovë

Lajme

Gjuriq shqetësohet me atë që po ndodh në Kosovë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:15
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq  gjatë një takimi me kongresmenët demokratë Bill Keating dhe Gary Connolly i ka informuar ata për situatën në dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë takimit siç ai përcolli siç thuhet “shqetësime serioze në lidhje me numrin në rritje të incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, si dhe pasurive kishtare dhe kulturore në Kosovë”,.

“Pavarësisht mesazheve dekurajuese që vijnë nga Prishtina, ekipi ynë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Drejtori i Zyrës Qeveritare për Kosovën Petar Petkoviq, do të vazhdojë të avokojë për stabilitet dhe respekt për çdo marrëveshje.

Beogradi ka dëshmuar, brenda dhe jashtë, se e mban fjalën dhe se palë negociuese që i besohet”, raporton Tanjug.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat