Adil Behramaj, ish këshilltar i ish Presidentit Hashim Thaçi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për injorancë sa i përket çështjeve që lidhen me Bashkimit Evropian.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk e di që Irlanda nuk është pjesë e zonës Schengen.
“Erdhi dita që Albin Kurti ta shpërfaq publikisht injorancën e tij. Pas takimit me ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan, dje paska thënë që Irlanda mund të jetë zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Irlanda, faktikisht, nuk është as vetë pjesë e Zonës Shengen, përkundër që është pjesë e Bashkimit Evropian. Ajo nuk mund të jetë as zë i rëndësishëm, sepse është e parëndësishme në çështjet që lidhen me Zonën Schengen. Qy Albin se ka mjaft platforma online, ku mund të mësosh për Bashkimin Evropian!”, ka shkruar Behramaj.