Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofca, ka ngushëlluar sonte qytetarët e Turqisë për humbjen e më të dashurve të tyre nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e këtij shteti
“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk. Ngushëllimet tona për të afërmit e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë fatkeqësi”, ka shkruar kryetari i Kuvendit.