Edhe bullgarët kundër iniciativës “Ballkani i Hapur” kërkojnë mbështetje nga BE për të evituar krijimin e Jugosllavisë së re

Lajme

Edhe bullgarët kundër iniciativës “Ballkani i Hapur” kërkojnë mbështetje nga BE për të evituar krijimin e Jugosllavisë së re

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:59
Vuçiq, Rama dhe Zaev

Bullgarët po i frikësohen Ballkanit të fuqisë dhe i kanë porositur BE-në se “Do të evitojmë krijimin e Jugosllavisë së re , nëse na mbështesni”, pasi një projekt i këtillë i shërben “shovinizmit serbo-madh” personifikim i të cilit është Vuçiq, shkruan “Objektiv” transmeton “Bota Sot”.

Bullgaria nuk dëshiron të pranoj ndërlidhjen e serbisë me vendet tjera të regjionit Shqipërinë dhe Maqedoninë, iniciativa për krijimin e zonës së hapur bullgarëve iu duket si gisht në sy dhe e konsiderojnë krijim të Jugosllavisë së re.

Ideja për deri dje “Shengenin e vogël” e tash “Ballkani i Hapur” për të cilin u diskutua nga liderët e Serbis, Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë mos-sukses i BE-së, ka deklaruar euro-deputeti dhe zëvendës-presidenti i partisë VMRO BND Angel Gjambaski.

Ideja e formimit të një zone të tillë në Ballkan, mund të evitohej, nëse BE do të mbështeste Bullgarin në kërkesat e saj ndaj Maqedonisë, u shpreh ai.

“Kjo iniciativë ka vetëm një qëllim- formimin e Jugosllavisë së re, Kjo nuk guxon të lejohet dhe secili politikan i kuptueshëm që dëshiron stabilitet si në Ballkan edhe Evropë, duhet të dënoi këtë plan bolshevik” ka shkruar Gjambaski në Facebook.

Sipas tij, një projekt i tillë i shërben vetë, interesave “ të shovinizmit serbo-madh personifikim i të cilit është Vuçiq”.

Poliitkani bullgar komentoi edhe rezolutën e deputetëve maqedon që ndalon që tema e identitetit dhe gjuhës maqedone të jetë lëndë e bisedimeve me Bullgarinë. Gjambaski iu drejtua kryeministrit maqedon Zaev, liderit të VMRO DPMNE Hristijan Mickos „dhe mendimtarëve tjerë” duke i ftuar që mos të harrojnë se edhe Bullgari do insistoj në respektimin e historisë dhe kulturës.

“Me rezolutën e pakuptimtë keni mbishkruar ëndrrën tuaj për anëtarësi në BE, që kinse keni pasur. Me atë që keni deklaruar se do të vazhdoni të vidhni edhe falsifikoni historinë e Bullgarisë” iu drejtua ai politikanëve maqedon.

Si dihet dje në Shkup, në takimin e kryeministrave Zaev e Rama dhe presidentit Vuçiq, u nënshkruan tri dokumente që lehtësojnë tregtinë në regjion dhe mundësojnë tregun unik të punës por edhe ndihmën në situata të jashtëzakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat