Papunësia e gjinisë femërore në Kosovë dhe çështja e pushimit të lehonisë për gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin privat mbeten ende probleme të pazgjidhura në vend.
Ligji i punës që është aktualisht në fuqi parasheh 12 muaj pushim për lehonat.
Nëntë muaj aktualisht janë me pagesë dhe tre të tjerë pa pagesë.
Gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70 për qind të pagës bazë. Tre muajt në vijim pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë, por rregullimi i pushimit të lehonisë në këtë formë po del të jetë barrë për sektorin privat.