Ish i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Tiranën.
Madje të dielën është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Vetë Grenell zbuloi këtë vizitë përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin
“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të diele me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.
Po nga llogaria e tij mësohet se ai më përpara kishte vizituar Beogradin. Ai ka postuar një video ku duket se Grenell po e kalon mirë në një festë ku këndohet dhe kënga e famshme: Bella Ciao"