Policia e Kosovës, ka dhënë një gjobë skandaloze në Kosovë.
Ata kanë dënuar një çift të cilët kanë ardhur nga Suedia, pasi janë puthur në publik.
Ky dënim nga ana e Policisë për çiftin është cilësuar si skandaloz.
E për këtë ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se gati më shumë u dënua çifti për puthje, sesa i akuzuar për tentim vrasje të avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj.
“Po vjen era shtet apo m...!
Gati ma shumë u dënu një çift i bashkatdhetarëve tanë nga Suedia për një puthje ndërmjet vetit në Prishtinë, sesa tentimi dhe organizimi i një vrasje të një avokatit në Drenas, apo rrahja e policëve të Kosovës shkelma e grushte deri në alivanosje nga djemtë e Adem Grabovcit.... shteti i Maliqav!”, ka shkruar Miftari në Facebook.
Ndryshe, për kërcënim ndaj avokatit është dënuar me 2 mijë euro Sami Lushtaku.