Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë përkatësisht në fshatin Sllatinë.
Aksidenti është shkaktuar nga një veturë me targa të huaja, që besohet të jetë e ndonjë bashkatdhetari, e cila ka goditur veturën tjetër me targa vendore.
Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në trafik.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/03/auto_tr1627978886.png)